Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Jakup Krasniqi edhe sot te familja në Prishtinë, Haga s’tregon sa do të qëndrojë në Kosovë

Jakup Krasniqi edhe sot te familja në Prishtinë, Haga s’tregon sa do të qëndrojë në Kosovë

Zëdhënësi i Gjykatës Speciale në Hagë, Michael Doyle, nuk ka dhënë detaje lidhur me kohëzgjatjen e vizitës së ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Kosovë, shkruan Express.

Në një përgjigje për Gazetën Express, Doyle ka konfirmuar se trupi gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative të Gjykatës që të organizojë vizitën e Krasniqit në Kosovë për arsye të forta humanitare.

Megjithatë, zëdhënësi i Speciales nuk ka bërë të ditur se sa ditë do të zgjasë kjo vizitë dhe as nuk ka dhënë informacione të tjera lidhur me të.

I pyetur konkretisht nga Gazeta Express se sa do të zgjasë qëndrimi i Krasniqit në Kosovë, Doyle është përgjigjur se nuk mund të japë informacione të tjera në këtë fazë.

“Për shkak të arsyeve të forta humanitare, trupi gjykues e ka udhëzuar Zyrën Administrative që të organizojë një vizitë në Kosovë nën kujdestarinë e Gjykatës për Jakup Krasniqin. Nuk mund të jap informacione të tjera në këtë fazë.”, ka deklaruar Doyle.