Hulumtuesi nga IKD, Naim Jakaj i ftuar në emisionin “’ARB DEBAT” ka deklaruar se reforma në Drejtësi dhe reforma në Skemën Pensionale janë dështim.
Madje sipas tij, reform në Skemën Pensionale nuk ka pasur fare.
“Reforma në Drejtësi është dështim, reforma në Skemën Pensionale është dështim. Reforma në Skemën Pensionale nuk ka ndodhur fare, një reform që ka ndodh ai ka qenë detyrim prej aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese ku si qender për ndihmë juridike falas i kemi marrë dy tre raste ku janë cenu të drejtat e përmbi 80 mijë shërbyesve”, tha ai.