Naim Jakaj nga IKD ka deklaruar se qytetari i Republikës së Kosovës në zgjedhjet parlamentare nuk është dashur ti bëj deputet disa nga emrat që tashmë po flitet se do të jenë pjesë e legjislaturës.
Por që sa i përket pjesës së deoputetëve të cilët nuk arritën ti marrin votat e mjaftueshme, Jakaj tha se kjo është gjë e mirë pasi sipas tij, të njëjtit me veprimet e tyre i kanë cenuar institucionet kushtetuese.
“Ne vërejmë që qytetari është dashur të mos i bëj deputet edhe disa që tashmë flitet se do të jenë. Pjesa prej deputetëve që nuk do të jenë është mirë për arsye se në njërën anë me veprimet e tyre kanë cenu institucionet kushtetuese. E kemi pasë Komisionin për Administratë Publike që për katër vite rresht ka cenu ta zëmë bordin e Radio Televizionit të Kosovës. Ta zëmë Komisioni për Administratë Publike, gjysma e anëtarëve të këtij komisioni nuk do të jenë më anëtarë në këtë komision dhe shumë mirë që nuk janë”, tha Jakaj në emisionin “ARB DEBAT”.