Hulumtuesi nga IKD-ja , Naim Jakaj i ftuar në emisionin “ARB DEBAT” deklaroi se mënyra se si ka votuar qytetari i Koosvës në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit nuk ka lënë mundësi për një rrugë të lehtë sa i përket formimit të institucioneve.
Kjo pasi sipas Jakaj, asnjëra parti nuk i ka votat e mjaftueshme, shkruan TV Arbëria.
“Numrat si kanë dalë se si i ka vendosë qytetari të gjitha partitë politike nuk i ka dhënë mundësi që nëmënyrë të lehtë edhe për neve më të kjartë me e pa se si do të themelohen institucionet. Do me thënë s’ka lanë Vetëvendosjes nu kia ka dhënë shumicën e nevojshme për të cilën ajo e ka kërku me ia falë besiminprej 500 mijë vota ose pragun electoral çysh e ka quajtë zoti Kurti prej 500 për qind, Në ndërkohë edhe partive të tjera opozitare nu kia ka falë besimin që ta kenë pastaj edhe ato të lehtë dhe ne të qartë se ato e kanë mundësinë që në rast se i pari nuk e themelon e themelojnë këto partitë e tjera”, tha ai.