Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Jakaj nga IKD: Kemi pritë që VV të ketë rezultat më të dobët

Jakaj nga IKD: Kemi pritë që VV të ketë rezultat më të dobët

Naim Jakaj nga IKD i ftuar në emisionin “ARB DEBAT” ka thënë se kanë pritur që në këto zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje të dalë me rezultat më të dobët.

Kjo pasi sipas tij, kjo qeveri nuk ka arritë me e përcjellë me efikasitet asnjë reformë më specifikisht, reformën në drejtësi.

“Kemi pritë që do të ketë rezultat më të dobët për shkak që Qeveria nuk ka mbërri… po ne kemi pritë rezultat më të dobët për një arsye nuk ka mbërri me e përcjellë me efikasitet edhe me përmbajtje asnjë reformë, si fushë që e mbulojmë reformën në drejtësi. E përmendët vetting nuk është, janë amandamentet kushtetuese nuk është mbërri me u kosultu me deputetët e komuniteteve shumicë e vecanërisht të deputetëve serbë, nuk ka pasë një komunikim zyrtarë sepse herëdo kurë ata kanë me të vy për me u miratu këto amandamente”, tha ai në emisionin “TV Arbëria”.