Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Jakaj: Kryeministri dhe ministrat e tij po e luajnë rolin edhe të tjetrit…

Jakaj: Kryeministri dhe ministrat e tij po e luajnë rolin edhe të tjetrit…

Hulumtuesi nga IKD, Naim Jakaj ka deklaruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministrat e tij po e luajnë rrolin edhe të tjetrit.

Sipas Jakajt, tjetri është, polici, prokurori, gjyqtari, sindikalisti etj.

“Nga leximi i jonë që ia kemi bë edhe Qeverisë edhe Kuvendit ku e ka shumicën parlamentare duket që kryeministri Kurti dhe ministrat e tjerë përvec roli si kryeministër dhe ministër dhe shumicë parlamentare në Kuvend, kanë tentu qëllimshëm që ta luajnë rrolin e edhe të tjetrit. Cili është tjetri, është polici, gjyqtari, prokuror, tjetrit sindikalist. Ne kemi pa që Qeveria ka tentu me lujt ose me e zëvendësu rrolin e dikujt tjetër, rrolin e një institucioni tjetër. Kanë tentu me e luajtë rrolin edhe të RTK-së e televizionit public, ka tentu me lujtë rrolin me tregu se kush është i mirë kush është i keq , kush shkon përpara” tha ai në emisionin “ARB DEBAT” në TV Arbëria.