Naim Jakaj nga IKD deklaroi se ka pasur probleme të shumta me kërkesat e ish-presidentit Thaçi kur janë dërguar kandidatit për kryeministër atëherë, zotit Kurti.
Kjo pasi sipas Jakaj, ai përgjigjej po nuk vinte me marrë dekretin te zotëri Thaçi.
“Kemi pasë probleme të shumta me kërkesat e ish-presidentit Thaçi kur janë dërguar kandidatit për kryeministër atëherë, zotit Kurti ku katër letra rresht ai përgjigjej po nuk vinte me marrë dekretin te zotëri Thaci. Ndërkohë Gjykata Kushtetuese te mandatari që mundet me kry edhe këtë pjesën për mandatarin Gjykata Kushtetuese ka thënë që ti nuk mundesh me abuzu njëzet ditë janë optimale të arsyeshme që ti me dërgu mandatarin, sepse mandatarin duhesh me dërgu vet do me thënë kur del e para”, tha Jakaj në emisionin “ARB DEBAT” në Tv Arbëria./