Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Jahjaga takohet me Kasanof- Flasin për thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe ShBA-ve!

Jahjaga takohet me Kasanof- Flasin për thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe ShBA-ve!

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në Departamentin e Shtetit u mirëprit nga zëvendës ndihmës sekretari Alexander Kasanof.

Jahjga thotë se me Kasanof kanë diskutuar për zhvillimet aktuale duke e ritheksuar nevojën dhe domosdoshmërinë e partneritetit strategjik dhe thellimin e marrëdhenieve bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Në Departamentin e Shtetit Amerikan u mirëprita nga Zëvendës Ndihmës Sekretari z.Kasanof. Z. Kasanof e urova për detyrën e re dhe i dëshirova mandat të suksesshëm.

Biseduam për zhvillimet aktuale dhe ritheksova nevojën dhe domsodoshmërinë e partneritetit strategjik dhe thellimin e marrëdhenieve bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës” shkruan Jahjaga.

Shkrimi i plotë: