Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Jahjaga pritet në takim nga Escobari, i thotë se zgjidhja duhet të jetë me njohje reciproke

Jahjaga pritet në takim nga Escobari, i thotë se zgjidhja duhet të jetë me njohje reciproke

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka njoftuar përmes profilit të saj në Facebook, se është takuar me Zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Jahjaga ka thënë se Escobar e ka njoftuar me hollësi rreth procesit të dialogut, ndërsa ajo ka ritheksuar domosdoshmërinë që të gjitha zgjidhjet të jenë në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës si dhe me njohje reciproke mes dy vendeve.

Ndërsa Gabriel Escobar ka nënvizuar se ShBA ka qenë dhe do të mbetët përkrahëse e fuqishme e Kosovës.

“E falenderova për përkrahjen e vazhdushme të SHBA-ve, roli i së cilave është qenësor në të gjitha proceset e rëndësishme për vendin dhe rajonin tonë. Njëherit ritheksova domosdoshmërinë, që për hir të qëndrueshmërisë, të gjitha solucionet në dialog duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe me njohje reciproke”, ka shkruar Jahjaga.

Bashkë me ta në takim ka qenë edhe Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli.

/TV Arbëria

Powered by WordPress