Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Jacob Granit: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet e reja

Jacob Granit: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet e reja

Kosova po përballet me pasoja të rënda si rezultat i vonesave në formimin e institucioneve të reja, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ndërsa vendi ende nuk ka arritur të konstituojë Kuvendin dhe të formojë qeverinë e re, për shkak të mosmarrëveshjeve politike, situata po ndikon negativisht në raportet me Bashkimin Evropian dhe në dialogun me Serbinë.

Këtë shqetësim e ka ngritur drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Jacob Granit, ka theksuar nevojën urgjente që Kosova të themelojë institucionet e reja.

“E dimë që qeveria është në proces të formimit dhe e kuptojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi një qeveri të re sa më shpejt që të jetë e mundur, duke pasur parasysh të gjitha zhvillimet politike në vend dhe përtej tij. Shpresojmë që shumë shpejt të kemi një qeveri të re në vend. Të udhëheqësh një vend pa qeveri është gjithmonë një sfidë, sepse administrata publike dhe institucionet vazhdojnë punën e tyre dhe mandatin e tyre, por mungon drejtimi politik.

Kjo e pengon vendin në diskutime të rëndësishme me fqinjët (Serbinë) për dialogun e normalizimit, por edhe në dialog me Bashkimin Evropian, si një mbështetës kyç i përparimit të vendit drejt anëtarësimit në BE. Pra, është e rëndësishme të kemi një qeveri në vend sa më shpejt për të drejtuar të gjitha institucionet publike në vend”, tha për KP ai.