Me ndeshjet e mbrëmshme përfundoi edhe cikli kualifikues i muajit mars për Kampionatin Evropian Euro 2024, ku Përfaqësuesja e Kosovës regjistroi dy barazime radhazi.
E pozicionuar në Grupin I të këtyre kualifikimeve, Kosova gjendet krahas Zvicrës, Rumanisë, Izraelit, Andorrës dhe Bjellorusisë.
Në xhiron e parë të zhvilluar, “Dardanët” barazuan me Izraelin 1:1 në stadiumin “Bloofield” në Tel Aviv.
Kosova e vazhdoi me barazim edhe në ndeshjen e dytë, ku mbrëmë u ndal nga Andorra në “Fadil Vokrri” me rezultat 1:1.
Ndërkaq, kundërshtarët e Kosovës në këtë grup, Rumania dhe Zvicra e nisën në mënyrë perfektë rrugëtimin drejt Euro 2024.
Të dy kombëtaret regjistruan nga dy fitore, ku Zvicra e mposhti Bjellorusinë 5:0 dhe Izraelin 3:0, kurse Rumania e mposhti 2:1 Bjellorusinë dhe 2:0 Andorrën.
Pas kompletimit të dy xhirove në Grupin I, kështu qëndron situata në tabelë.
/TV Arbëria