Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ja si i terrorizin kompania KRU-Prishtina qytetarët e disa zonave në regjionin e Prishtinës

Ja si i terrorizin kompania KRU-Prishtina qytetarët e disa zonave në regjionin e Prishtinës

Gjatë ditës se djeshme kompania KRU-Prishtina nëpërmjet një komunikate shkruante se për shkak “të turbullirave në kanalin Ibër-Lepenc dhe punimeve në kanal , ITU Shkabaj është jashtë funksionit, shkruan TV Arbëria.

Si rrjedhojë, priten reduktime në këto zona:
▪️ Fushë Kosovë
▪️ Obiliq
▪️ Një pjesë e lagjes Kalabria – Prishtinë”

Ndërkohë, pa kaluar shumë kohë nga kjo komunikatë me anë tjetre e njëjta kompani i informonte qytetarët e këtyre zonave të sipër cekura se “Për shkak të gjendjes së krijuar së fundmi, Fushë Kosova , Obiliqi dhe një pjesë e lagjes Kalabria janë me reduktim të furnizimit me ujë nga ora 15:00-20:00”

Sidoqoftë, këto komunikata nuk janë asgjë tjetër pos mashtrim i paskrupullt i KRU -Prishtina me qytetarët e këtyre zonave. Tashmë është bere ora 9 e mëngjesit dhe uji mungon. Privimi i banoreve nga ky shërbim bazik nuk është asgjë tjetër pos terrorizim i tyre psikologjik dhe investim në shpërthimin eventual të epidemive. Per shumë të njejtit as nuk marrin mundin për informata shtesë mbi këtë skandal, apo per të filluar shpërndarjen e ujit me autobote.