Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Ja sa persona kanë aplikaur deri tani për statusin e viktimave të dhunës seksuale

Ja sa persona kanë aplikaur deri tani për statusin e viktimave të dhunës seksuale

Procesi i aplikimit për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është duke vazhduar.

Deri më tash, kanë aplikuar rreth 2 mijë persona, teksa statusi iu është njohur 1 mijë e 617 viktimave.

“Aktualisht janë rreth 2 mijë e 9 persona që kanë aplikuar, prej tyre 1 mijë e 617 veta kanë marrë statusin si të mbijetuar të dhunës seksuale të luftës.

Po vazhdojnë aplikimet dhe pritet që këtë ta bëjnë edhe rreth 500 vetë sa janë aktualisht duke marrë shërbime nëpër 4 organizatat që ofrojnë këto shërbime.

Megjithatë, unë mendoj që ka shumë më shumë viktima të cilat apeloj të aplikojnë”, tha ajo në Radio Kosovë.

Në gushtin e vitit të kaluar u zgjat afati për aplikim për njohjen e statusit të viktimës seksuale të luftës. Sipas ligjit, ky afat do të zgjasë deri në maj të viti 2025, me mundësi vazhdimi edhe për dy vite.

Por, caktimi i afateve për aplikim nuk është praktikë e mirë, thotë Rushiti, e cila kërkon që ky proces të mos afatizohet.

“Mendojmë që stigma ende ekziston në familjet tona dhe shoqëri. Është shumë e vështirë të flitet për këtë ngjarje që e kanë përjetuar qoftë gratë, qoftë burrat, prandaj edhe praktikat rajonale e kanë të pa afatizuar aplikimin.

Edhe me konventa ndërkombëtare reparacioni për krime lufte, në veçanti për natyrë të krimeve nuk është i afatizuar, prandaj ish dashtë një natyrë të tillë të krimit të përqafojë edhe Kosova”, tha Rushiti.

Sipas të dhënave të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, numri më i madh i aplikimeve ka qenë në vitin 2018, kur 921 persona kishin filluar procedurat për njohjen e statusit të viktimës.

Sipas ligjit, personat që fitojnë statusin e viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës, marrin një përkrahje financiare nga shteti në vlerë prej 230 euro në muaj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Themes by WordPress