Medalisti olimpik, Yusuf Dikec fitoi medaljen e argjendtë në çifte të përziera në disiplinën pistoletë me ajër në distancën prej dhjetë metrave dhe përveç suksesit dhe famës që ai mori, përfaqësuesi turk pret edhe një shumë të konsiderueshme parash.
Atletët turq që fitojnë medalje në Lojërat Olimpike marrin monedha ari republikane.
Sipas rregullores, një atlet që fiton një medalje ari në Lojërat Olimpike shpërblehet me 1000 monedha ari republikane, një fitues i medaljes argjendi me 600 monedha ari republikane dhe një sportist që fiton një medalje bronzi shpërblehet me 300 monedha ari republikane.
Nëse kjo monedhë do të konvertohej në para, çmimi sipas kësaj përllogaritje do të ishte rreth 10.2 milionë lira turke për medaljen e argjendtë. (291 mijë euro), të cilat do t’i shkojnë edhe Dikecit.
Yusuf Dikec u bë viral në Lojërat Olimpike në Paris për shkak të stilit të tij të gjuajtjes.
51-vjeçari dhe partnerja e tij Sevvala Ilayda Tarhan u mposhtën në finale dhe performanca e tij u bë virale./GazetaExpress/