David Beckham ka zbuluar arsyet pse Inter Miami vendosi për të nënshkruar me Lionel Messin dhe ndikimin që ky transferim mahnitës ka bërë tashmë në Florida.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë mahniti botën e futbollit kur njoftoi se do të transferohet në MLS si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me gjigantët e Ligue 1, Paris Saint-Germain.
Superylli argjentinas u duk i destinuar të rikthehej në Barcelonë, ndërsa ofertat e mëdha nga Lindja e Mesme nuk mungonin, por 36-vjeçari vendosi t’i bashkohej Inter Mianit, vendim për të cilin tashmë ka folur edhe legjenda angleze, David Beckham.
“Disa javë më parë, u zgjova me rreth një milion mesazhe në telefonin tim. Po mendoja, ‘Çfarë ka ndodhur? Zakonisht nuk marr kaq shumë mesazhe.’ Krejt papritur, dëgjova se Leo ka dalë dhe ka njoftuar se do të vijë në Miami. Natyrisht, nuk ishte një surprizë për mua.”, tha fillimisht Beckham.
“Gjithmonë e kam thënë që nëse do të kisha mundësinë të sillja lojtarët më të mirë në Miami, në çdo kohë të karrierës së tyre, do ta bëja këtë. Gjithmonë e kam bërë këtë me përkushtim ndaj tifozëve tanë. Pra, kur dëgjoj se një nga lojtarët më të mirë, i cili ka fituar gjithçka në futboll, dëshiron të luajë për ekipin tim, është një moment krenari për ne.”, theksoi mmë tutje ai.
Messi pritet të bëjë debutimin e tij për Inter Miamin në një ndeshje të Kupës së Ligës me Cruz Azul më 21 korrik.
/TV Arbëria