Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ja kush ndalohet nga policia me 3 milionë euro…

Ja kush ndalohet nga policia me 3 milionë euro…

Bashkëshortja e nënkryetarit të komitetit të arbitrave të La liga José Enríquez Negreira, Znj. Ana Paula Rufas López, është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje pasi një shumë prej 3 milionë euro kishte kaluar nga llogaria e burrit të saj, pa mundur të verifikohet burimi i financimit. Negreira është i akuzuari kryesor për rastin e FC Barcelona, ku që nga viti 2001 deri 2018 nga llogaria e FC Barcelona, në llogarinë e tij ishin transferuar rreth 8 milionë euro. Më vonë, Negreira kishte pranuar se këto para i kishte marrë me qëllim të caktimit të referëve për ndeshjet e Barcelones sipas kërkesës së klubit, e që në fakt as Barcelona nuk e ka mohuar duke thënë: “është paguar vetëm që të caktoj referë që të referojnë drejtë”.

Justifikim absolutisht pa bazë pasi referët janë të thirrur për këtë dhe paguhen nga federata, kshtu që cdo pagesë tjetër është e jashtligjshme dhe bazë e fortë për dyshim të blerjës të ndeshjëve.

Në fakt Negreira me emra tregon cilët referë i angazhonte për lojët e Barcelones, bile në disa raste me veturen private i kishte dërguar për drekë dhe pastaj deri në Camp Nou.

Më poshtë mund të shihen disa nga faturat e pagesave që  FC Barcelona i kishte  kryer në llogarinë e José Enríquez Negreira  për gati 2 dekada. Kjo periudhë ishte e pasur me trofe për Barcelonen, prandaj, bota e futbollit me kurreshtje pret vendimin edhe pse situata është shumë e qartë.

Powered by WordPress