Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Ja emri i trajnerit që pritet ta marrë drejtimin e Gjermanisë

Ja emri i trajnerit që pritet ta marrë drejtimin e Gjermanisë

Ish-trajneri i Hoffenheim dhe Bayern Munich, Julian Nagelsmann thuhet se është afër të marrë drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë, si pasues i Hansi Flick të shkarkuar.

Flick u shkarkua si trajner i Gjermanisë pas humbjes 4-1 në miqësoren nga Japonia në Wolfsburg në fillim të këtij muaji, duke u bërë trajneri i parë i Panzerëve që shkarkohet që nga krijimi i këtij roli në vitin 1926.

Gjermania kishte humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit, me Flick që mori vetëm 12 fitore në 25 ndeshjet e tij që kur zëvendësoi Joachim Loë në gusht 2021 dhe drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) po shikojnë pasuesin e tij.

Sipas Christian Falk të Sport Bild dhe pastaj nga ekspertit i transferimeve Fabrizio Romano, Nagelsmann do të marrë frenat e ekipit kombëtar gjerman.

Romano pohoi në X, platforma e mediave sociale e njohur zyrtarisht si Twitter, se Nagelsmann është afër marrëveshjes me Federatën Gjermane të Futbollit.

“Federata Gjermane tani është afër përfundimit të marrëveshjes formale për të emëruar Julian Nagelsmann si trajner të ri të ekipit kombëtar”.

“Detajet po diskutohen për pagën pasi ai do të shkurtojë pagën – Bayern është i përgatitur të ndërpresë kontaktin me Julian”, ka shkruar Romano.

/TV Arbëria

Powered by WordPress