Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Art > Ja disa nga thëniet e pavdekshme të Dritëro Agollit

Ja disa nga thëniet e pavdekshme të Dritëro Agollit

Krijimtaria letrare e Dritëro Agollit është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash, etj. Agolli është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. 

Ja, disa nga thëniet e pavdekshme të tij:

“Gabimi i një doktori varroset në tokë. Gabimi i një arkitekti bie në tokë, kurse gabimi i një mësuesi ecën nëpër tokë”.

“Vetëm gjuha e muzikës, verës dhe dashurisë nuk ka nevojë të përkthehet”.

“Nëse njeriu nuk ndjen as kënaqësi, as dhimbje; nëse nuk ndjen as gaz, as hidhërim, as shpresë, një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje, lëreni të vdesë”.

“Ka fjalë që qajnë dhe lotë që flasin”.

“Për të gjetur miqësinë e vërtetë kapërcehet lumi, për të gjetur dashurinë e vërtetë deti”.

“U zumë të dy aq shumë për punën/ Dhe s’flasim dhe s’vemë e s’vijmë!/ Eh, budalla!/ Edhe dhëmbët zihen me gjuhën/ Zihen dhe bashkë rrinë”.

“Dashuria është një libër që e lexojnë të gjithë, por të paktë janë ata që arrijnë deri në faqen e fundit.

 “Duaje gruan edhe me gabime, ashtu siç do një libër të bukur edhe me gabime shtypi”.

“Dashuria nuk i dhuron, por i jep të gjitha. Ndofta kjo mund të mos jetë e përjetshme, por i përjetshëm mbetet çasti”.

/TV Arbëria

 

 

Themes by WordPress