Qyteti i Ghent-it në Belgjikë do të jetë kryeqyteti evropian i rinisë në vitin 2024. Këtij qyteti i është ndarë ky titull në Forumin e Evropian të Rinisë në nëntor të vitit 2021. Çdo vit ky forum ia atribuon një titull të tillë njërit prej qyteteve evropiane.
Përgjatë gjithë vitit në këtë qytetet do të zhvillohen ide, projekte, dhe aktivitete, në të cilën zëri i rinisë mund të dëgjohet më qartë. Po ashtu, në këtë mënyrë perspektivat e rinisë mund të integrohen në aspektet e jetës urbane.
Programet e këtij forumi do t’u ofrojnë të rinjve mundësi të shumta për të udhëtuar, mësuar dhe këmbyer idetë më ndërmjet rinisë evropiane.
Kështu, pas liberalizimit të vizave mbase të rinjtë e Kosovës ia vlen që ta vizatojnë këtë qytet gjatë këtij viti. Në këtë mënyrë, ata do kishin mundësi të ndanin me bashkëkohësit e tyre praktikat më të mira në funksion të fuqizimit të rinisë, dhe të mësonin nga njëri-tjetri për vlerat e përbashkëta dhe solidaritetin evropian.
/TV Arbëria