Virgjili ishte një poet romak, i famshëm për shkrimin e Eneidas, dhe për prezencen e tij tek operat e Dante Alighieri. Në shkrimet e tij ai flet edhe për Ilirët dhe Ilirinë.
Virgjili lindi afër Mantovës në vitin 70. Virgjili studioi për retoriken dhe filozofinë në Romë. Vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në Napoli ndërsa vdiq në Brundisi gjatë kthimit të tij nga Greqia. Ndër veprat më të hershme të Virgjilit, më e rëndësishmja është “Bucolica” (Këngë baritore). Vepra të tjera të rëndësishme të këtij autori janë edhe “Eclogae” (Vjersha të zgjedhura), “Georgica” (Poem mbi bujqësin), dhe poema epike kushtuar Oktavian Augustit “Aeneis”.
Virgjili në veprën e tij “Bacolica” shpesh përdor realizma të kohës në të cilën jetoi ndërsa në poemën “Georgica” mund të shihet dashuria e sinqertë e tij për natyrën dhe bujqësinë dhe bën përpjekje për të përgjithësuar njohuritë mbi ekonominë fshatare.
Në vepren e tij “Eneiden” (“Iliada” e “Odiseja” romake) tregon për peripecitë e udhëtimit të heroit trojan Eneas, i cili përpara se të arrinte në Lat për të formuar gjoja mbretërinë e tij në tokën latine qëndroi për pak ditë edhe në Butrint. Kjo poemë mbeti e papërfunduar dhe u botua vetëm pas vdekjes së autorit./KultPlus
/TV Arbëria