Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ja cilat janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Ja cilat janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Sot janë paralajmëruar disa ngjarje që do të ndodhin në Kosovë.

Ngjarjet e datës: 23 dhjetor 2023 janë:

Ora 12:00 – Kryeministri Albin Kurti do të mbajë një konferencë për medie, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Ndërtesa e Qeverisë).

13:00 – Drejtori i “Handikos”, Afrim Maliqi, dhe nëna e një fëmije me aftësi të kufizuar, Fidajete Pllana, mbajnë konferencë të jashtëzakonshme për medie. (Qendra Handikos, Veternik).

16:00 – FC Prishtina Futsal organizon turneun memorial “Fadil Vokrri”. Do të marrin pjesë 24 skuadra të tri grupmoshave U13, U15 dhe U17. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë).

18:00 – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) organizon pritje solemne me rastin e 34-vjetorit të themelimit. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të mbajë një fjalë rasti. (Atelieja, në Pallatin e Rinisë – Prishtinë).