Nëse vëni re një dritë të gjelbër ose portokalli në telefonin tuaj, kjo do të thotë që mikrofoni ose kamera juaj është ndezur.
Megjithatë, kjo mund të jetë edhe shenjë paralajmëruese se ju jeni hakuar ose dikush ka instaluar virus malware në telefonin tuaj.
Malware mund të regjistrojë bisedat tuaja, të lexojë mesazhet, dhe të gjurmojë vendndodhjen tuaj.
Në telefonat Android këtë mund ta kontrolloni duke klikuar në Settings, Security&Privacy, pastaj te Permission Manager.
Ndërsa në iPhone pasi të klikoni në Settings, vazhdoni në App Privacy Report, ku mund të shihni se cili aplikacion dhe kur është përdorur.