Po vazhdojnë luftimet në kufirin me Izraelin dhe Libanin jugor, ku është vendosur grupi islamik shiit i armatosur mirë, Hezbollah.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se raketat antitank u lëshuan nga Hezbollahu të dielën, të cilat goditën një numër objektivash civilë.
IDF tha se po hakmerrej ndaj tyre, raporton BBC.
Një zëdhënës i shërbimit të ambulancës izraelite tha për mediat izraelite se një person u plagos rëndë dhe tre deri në pesë të tjerë pësuan lëndime.
Të shtunën, udhëheqësi i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah tha se do të vazhdojë të luftojë Izraelin në afërsi të kufirit.
Si pasojë e dyluftimeve ka mbetur i plagosur edhe një raportues i OKB-së gjatë së dielës.
/TV Arbëria