Mbi 400 militantë palestinezë janë vrarë në jug të Izraelit dhe në Rripin e Gazës dhe dhjetëra janë kapur, ka thënë zëdhënësi i Forcës Mbrojtëse të Izraelit, Daniel Hagari, për “Times of Israel”.
“Në këto momente, ka forca që po luftojnë në Kfar Aza, po bëhen kërkime në numër të madh të qyteteve. Ka forca të Izraelit në gjithë qytetet, nuk ka asnjë qytet që nuk ka forca izraelite”, ka thënë Hagari.
Më herët agjencia “Reuters” raportoi se qindra palestinezë të armatosur janë vrarë që kur Hamasi nisi sulmin në Izrael të shtunën.
/TV Arbëria