Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Izraeli është mbi 1500 km larg Iranit, nuk i ka “marrë” tokën e tij siç pretendojnë arabët në Palestinë

Izraeli është mbi 1500 km larg Iranit, nuk i ka “marrë” tokën e tij siç pretendojnë arabët në Palestinë

Shkruan: Alma Lama

Izraeli është mbi 1500 km larg Iranit, nuk i ka “marrë” tokën e tij siç pretendojnë arabët në Palestinë, dhe normalisht nuk do të duhej të ishin në një armiqësi kaq të madhe siç janë prej dekadash. Në fakt dikur kane qenë aleatë.

Por ajetollahevë, për qëllime të instalimit dhe mbajtjes me dhunë e propogandë të regjimit, i duhej një retorike anti amerikane dhe anti izraelite meqë Izraeli ka aletë SHBA-në.

Nxitja e urrejtjes për Izraelin nuk ka teë bëjë me dashurinë e tyre për Palestinezët, por me interesa të brendshme politike, e po kështu me rivalitetet e tyre me vendet e rajonit, në radhë të parë Arabinë Saudite.

Irani furnizon me armë grupet terroriste në rajon të sektit Shia, si Hezbollah apo Huthis, por për interesa të tij edhe Hamasin, që janë muslimanë suni.

Irani finacoi, përgaditi dhe nxiti sulmin e 7 tetorit kundër Izraelit dhe i përdori palestinezët mish për top.

Po ashtu prej 7 tetorit deri në kundërpërgjigjen amerikane, Irani me proksit e tij ekzekutoi rreth 160 sulme ndaj trupave amerikane në rajon.

Me sulmin e rreth 500 dronëve e raketave kundër Izraelit natën e shkruar, për herë të parë drejtëpërdrejtë mbi shtetin e Izraelit, Irani e ka cuar konfliktin në një nivel tjetër, ku sigurisht që do te dalë i humbur ushtarakisht dhe politikisht.

Peëveç të tjerash, regjimini ajetollahevë e ka kundër edhe popullin e tij, ku vetëm pak muaj me parë shtypi protestat masive të grave që luftonin kundër imponimit të shamisë dhe rregullave strikte fetare duke vrarë disa qindra protestues.

Regjimi i ka ditët e numëruara, pasi propoganda nuk po iu bën me punë, kurse represioni mbi popullin e tij, nuk mund të zgjasë pafundësisht.

/TV Arbëria

 

Themes by WordPress