Më shumë se 400 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.
Ushtria izraelite tha se po kryente sulme “të gjera” pasi bisedimet për zgjatjen e armëpushimit dështuan – kjo është vala më e madhe e sulmeve që nga 19 janari, kur filloi armëpushimi.
Bombardimet izraelite kërcënojnë shpërthimin e një konflikti të ri dhe të përgjakshëm rajonal.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të hënë mbrëma se e udhëzoi ushtrinë të ndërmarrë “veprime të fuqishme” kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – për shkak se ky grup i mbështetur nga Irani nuk pranoi t’i lirojë pengjet e mbetura dhe i hodhi poshtë propozimet për një armëpushim të ri, raporton BBC.
Ndërkohë që Hamasi akuzon Izraelin se ka sulmuar “civilët e pambrojtur” dhe thotë se ndërmjetësit duhet ta mbajnë Izraelin “plotësisht përgjegjës” për “shkeljen dhe përmbysjen” e armëpushimit
Sioas Izraelit 59 pengje mbahen ende në Gaza, me 24 prej tyre që besohet se janë ende gjallë.