Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Izrael: Të paktën 1 mijë të vdekur dhe mijëra të plagosur

Extra AL PVC

Luftimet mes Izraelit dhe terroristëve të Hamasit vazhduan edhe dje me qindra njerëz të vrarë nga të dyja palët.

Ministri izraelit i Çështjeve Strategjike Ron Dermer të dielën për CNN ka thënë se mbi 600 izraelitë raportohen të vrarë nga sulmet e Hamasit, derisa mbi 2 mijë të tjerë janë plagosur e shumë të tjerë janë rrëmbyer.

Ndërsa, autoritetet izraelite i kanë vrarë mbi 400 anëtarë të Hamasit.

“Ne jemi në veri të 600 njerëzve që janë vrarë. Ndoshta do të ketë më shumë – qindra, disa qindra të tjerë”, tha Dermer.

Qeveria izraelite i shpalli zyrtarisht luftë Hamasit të dielën, duke krijuar terrenin për një përgjigje masive kundër grupit militant islamik.

Ndërsa, siç shkruan BBC, më shumë se 600 izraelitë janë vrarë dhe 100 janë rrëmbyer në sulmet nga Gaza që nga e shtuna.

Sulmet hakmarrëse ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 370 persona në Rripin e Gazës, me 2200 të plagosur.

Kryeministri, Benjamin Netanyahu, pati thënë të shtunën se vendi ishte në luftë – por kjo deklaratë ishte retorike. Kurse, lëvizja e së dielës nga kabineti izraelit është një vendim zyrtar.

Ushtria izraelite më herët ka thënë se synon të evakuojë të gjithë izraelitët që jetojnë afër Rripit të Gazës brenda 24 orëve, përderisa ka dislokuar mijëra luftëtarë për t’u përballur me militantët e Hamasit, që janë infiltruar brenda Izraelit.

Grupi palestinez Hamas nisi një sulm të befasishëm ndaj Izraelit më 7 tetor, gjatë të cilit u vranë afër 500 persona.

Kjo ishte dita më vdekjeprurëse e dhunës në Izrael në 50 vjet.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e...

“Tung e ki, a të thashë mos fol sene që s’i din”, nxehet debati mes Zana Avdiu e Azdren Shalës

“Koalicionet fetare dhe kauza për Familjen”, është tema që...

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen e sotme ulje emergjente në aeroportin e Podgoricës, pasi kapiteni raportoi se kishte informacion se...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush je ti që e përfaqëson LGBT-në”, në Pressing në T7. Pjesë nga debati mes tyre: Klinaku: Ju...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e dëshmitares, Nadire Gashi, deklaroi se për zhdukjen e tani të ndjerit Bedri Rexhepi kishte kuptuar...