Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Izmaku: Populli nuk do ta lejojë Kurtin ta marrë prapë pushtetin

Izmaku: Populli nuk do ta lejojë Kurtin ta marrë prapë pushtetin

Xhevahire Izmaku nga NISMA thotë se vët fakti që po flasin për përqindje nga VV’ja, tregon se këtë të fundit ka një frikë nga rezultati i zgjedhjeve të ardhshme.

Izmaku komentoi deklaratën e kreut të Kuvendit, ku nuk përjashtoi mundësinë që VV të fitojë prap 50% të votave.

Por, sipas Izmaku rezultati do të jetë larg nga ajo që ka menduar e deklaruar Konjufca.

“Pushteti kontaktin e ka vetëm me vetën e vetë dhe aspak me qytetarin e zhgënjyer. Fakti që filluan ta potencojnë përqindjen në këtë kohë, e shpërfaq frikën e vërtetë tek rezultati. Apsolutisht, është larg nga ajo që e ka menduar Konjufca”, tha Izmaku.

Tutje, Izmaku thotë se qytetarët nuk do t’ia lejojnë Kurtit që t’i humb Kosovës edhe katër vite tjera.

“Këtë herë, populli e ka lexuar më mirë tregimin e vërtetë të VV’së duke e parë qeverisjen e tyre. Secili po mendon për mirëqenien e vet, çmimet e rritura enorme në ushqim e shërbime tjera, si energjia elektrike etj. Votuesi ynë di të vlerësoj dhe dënoj mashtrimin, nuk do ta lejojë edhe një 4-vjeçar që të humb kohën në premtime që s’janë përmbushë”, tha ajo.

“Vendi ka nevojë për njerëz që janë dëshmuar në rezultate”, përfundon Izmaku për GazetaBlic.