Kandidati i LDK’së për deputet, Izet Sadiku ka takuar banorët e Mramorit në Prishtinë.
Ai ka thënë se janë të vendosur të realizojnë vizionin për një shtet më të fort dhe më të drejtë.
“Banorët e Mramorit dhanë mesazhin e qartë: është koha për ndryshim! Bashkë me dr. Lumir Abdixhikun, kandidatin tonë për kryeministër, jemi të vendosur të realizojmë vizionin për një shtet më të fortë dhe më të drejtë. Populli është në këmbë, për një të ardhme më të ndritur, për një qeverisje që punon për të gjithë qytetarët. Dr. Lumiri është zgjedhja jonë, dhe mbështetja e njerëzve është prova më e fuqishme e gatishmërisë për ta çuar vendin përpara”, ka shkruar Sadiku.