Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Iu sekuestruan 99 qese me marihuanë, Prokuroria në Gjakovë ngre aktakuzë kundër të dyshuarit

Iu sekuestruan 99 qese me marihuanë, Prokuroria në Gjakovë ngre aktakuzë kundër të dyshuarit

Prokuroria në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër një personi të dyshuar për shitblerje të narkotikëve.

Sipas aktakuzës, ndër të tjera, ceket se i pandehuri E.Ll., më parë e gjer më datë 07.10.2024, rreth orës 15:00 në Gjakovë, pa autorizim dhe me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ka poseduar substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar 99 qese plastike me substancë narkotike të llojit marihuanë.

“Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, nga ana e zyrtarëve policorë, janë gjetur dhe sekuestruar 99 (nëntëdhjetë e nëntë) qese plastike me substancë narkotike të llojit Kanabis (Marihuanë), që përmban THC, me peshë neto të përgjithshme prej 601.87 ± 0.0001 gram, si dhe një peshore digjitale, të gjitha të sekuestruara në vendin e ngjarjes nga hetuesit policorë.”

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.”