Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Iu rikthye llogaria në Instagram, Klodi shfaqet krah Elijonës

Iu rikthye llogaria në Instagram, Klodi shfaqet krah Elijonës

Klodian Mihaj është shfaqur në një Instastory të publikuar nga Elijona, ku të dy pozojnë së bashku brenda një makine, duke bërë shenjën e paqes.

Në mbishkrimin e fotos shkruhet: “Sonte kena fest”, ndërsa Elijona e ka etiketuar Klodianin dhe ka shtuar shprehjen: “@klodianmihaj is back”.

Postimi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë interpretuar si një rikthim të Klodianit në rrjetet sociale. Megjithatë, deri më tani, as Klodiani dhe as Elijona nuk kanë dhënë ndonjë sqarim shtesë lidhur me kuptimin e këtij postimi.