Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Iu keqësua gjendja shëndetësore në oborr, vdes një burrë në Gjilan

Iu keqësua gjendja shëndetësore në oborr, vdes një burrë në Gjilan

Ka vdekur në burrë në Gjilan, pasi paraprakisht iu keqësua gjendja shëndetësore në oborrin e shtëpisë së tij.

I njëjti ishte transportuar në Spitalin e Gjilanit dhe mjeku ka konstatuar se i njëjti ka arritur pa shenja jete.

Policia ka nisur hetimet për këtë vdekje.

“Gjilan 20.05.2024 – 13:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në oborr,  viktimës i ishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe të njëjtin e kishte transportuar në Spitalin e Gjilanit. Nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti ka arritur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Powered by WordPress