Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Iu gjet një armë me 34 fishekë, arrestohet një burrë në Viti

Iu gjet një armë me 34 fishekë, arrestohet një burrë në Viti

Një burri në Viti të Gjilanit i është gjetur një armë me 34 fishekë.

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 34 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.