Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Italiani hidhet nga shkëmbi në Vlorë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Italiani hidhet nga shkëmbi në Vlorë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Një shtetas italian është dëmtuar rëndë në Vlorë, pasi dyshohet se është hedhur nga një shkëmb, pak pasi kalon tunelin ne ujin e ftohte.

Nga informacionet paraprake, ai ka pësuar traumë në kokë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës, raporton Top Channel.

Mësohet se pacienti është në kod të kuq, ndërsa bluzat e bardha po vijojnë ndërhyrjet mjekësore. Rrethanat e sakta të ngjarjes dhe shkaqet që çuan në hedhjen nga shkëmbi mbeten ende për t’u sqaruar./TCh/