Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Italia: Vendimi i Rusisë për bllokimin e mediave italiane është i pajustifikuar

Italia: Vendimi i Rusisë për bllokimin e mediave italiane është i pajustifikuar

Ministria e Punëve të Jashtme në Romë ka shprehur shqetësimin për vendimin e qeverisë ruse për të ndaluar hyrjen e qytetarëve në portalet online të një sërë mediash italiane.

Ndër të tjera, iu mohua qasja në portalet e internetit të televizionit publik Rai dhe gazetave La Repubblica dhe La Stampa.

“Shprehim trishtim për masat e pajustifikuara të marra ndaj kanaleve dhe gazetave italiane, të cilat gjithmonë kanë dhënë informacion objektiv në lidhje me luftën në Ukrainë. Këto media kanë ndjekur gjithmonë kriteret e raportimit të paanshëm”, nënvizohet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme italiane.