Si rezultat i pushtimit rus, më shumë se 10,000 ukrainas do të kenë nevojë për proteza dhe rehabilitim.
”Për t’u pajisur me proteza dhe trajtim, Italia është gati të bëjë pjesën e saj duke ofruar ekipe mjekësore dhe ambiente për rindërtimin e gjymtyrëve”, theksoi ministri i Shëndetësisë Orazio Schillaci.
Nga më shumë se 8 000 ushtarakë ukrainas të plagosur, 70% pësuan lëndime të mëdha të gjymtyrëve, 5% kishin amputime dhe 18% më shumë se një amputim.
“Ne kemi krijuar një partneritet qendrash ekselence në fushën e ndërhyrjeve protetike-dhe të cilët tashmë kanë fituar përvojë të mbështetjes mjekësore në Ukrainë gjatë urgjencës. Ne i ofrojmë qendrës Superhumans ekipe mjekësore dhe lehtësira për ndihmë mjekësore të personalizuar, rritje të kapaciteteve të infrastrukturave shëndetësore lokale dhe forcimi i burimeve njerëzore”, theksoi Schillaci.
Projekti parashikon gatishmërinë për të organizuar një ekip mjekësor dhe infermieror për të vlerësuar kushtet e pacientëve që do të shtrohen në spital në Itali ose do të kryejnë operacione në terren, por edhe për të organizuar shërbime të telemjekësisë dhe, në përgjithësi, për të përmirësuar sistemin shëndetësor ukrainas në fushën e protetikës dhe rehabilitimit.
/TV Arbëria