Dy të rinj shqiptarë, 20 dhe 24 vjeç, janë arrestuar nga policia italiane për trafik droge.
Të shtunën, oficerët ndoqën nga afër lëvizjet e të rinjve, të cilët hynë në parkingjet e supermarketeve të ndryshme në zona,midis Tavernola dhe Cernobbio, duke u takuar me disa persona.
Nga kontrolli i kryer në makinën që përdornin, policia gjeti të fshehura në kroskot disa doza kokainë në total prej 10 gram e gjysmë dhe para të gatshme në vlerën 540 euro.