Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Isufi për Qeverinë Kurti: Më e dobëta që nga paslufta

Isufi për Qeverinë Kurti: Më e dobëta që nga paslufta

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke e cilësuar si udhëheqjen më të dobët që nga paslufta.

Në emisionin “FIVE” në Dukagjin, Isufi tha se Qeveria Kurti ka dështuar në aspektin ekonomik dhe në diplomacinë e jashtme.

“Nëse matet me rezultatet, konsideroj që nëse ka pasur një Qeveri që mund të vlerësohet si më e dobëta në krejt udhëheqjet e pasluftës, e konsideroj që është kjo Qeveri. Për shkak se nuk është ndryshuar gjendja e qytetarëve të Kosovës, madje është vështirësuar ajo”, ka thënë Isufi.

Ai theksoi se inflacioni, rritja e çmimeve, mosngritja e pagave dhe largimi i të rinjve nga vendi janë tregues të qartë se Kosova është duke rënë ekonomikisht. Isufi gjithashtu kritikoi qeverinë për mungesën e përparimit në politikën e jashtme.

“Duke pasur parasysh inflacionin, rritjen e çmimeve, mos ngritjen e pagave, dalje e të rinj prej vendit i cili fluks nuk po ndalke që tregon që Kosova në aspektin ekonomik është duke rënë dhe po ashtu në politikën e jashtme kemi një degradim të kësaj politike. Pasi nuk kemi asnjë njohje, asnjë inkuadrim në organizatat ndërkombëtare, po ashtu një paraqitje e zbehtë para politikës së jashtme”, ka thënë Isufi në “FIVE” të Dukagjinit.

Sipas tij, Qeveria ka dështuar edhe në integrimin e serbëve të veriut.