Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, duke folur për gatishmërinë bashkëpunimin e Fatmir Limaj me Vetëvendosjen ka thënë se ka qenë një deklarim i ngutshëm.
Por, ai ka thënë se beson që Limaj nuk e ka një qëndrim të tillë.
Isufi në emisionin “InfoNata” ka thënë se deklarimi i Limajt dhe gatishmëria e tij është për një qeveri të opozitës.
“Kemi parë një ngutje të z. Fatmir Limaj, por nuk besoj që e ka një qëndrim të tillë, si parti që ka qenë në kolicion me neve në procesin zgjedhor dhe partneriteti është mirë të ruhet deri në momentin sa të certifikohen rezultatet e pastaj mund edhe rrugët t’i ndajnë nëse e shohin në interes”, ka thënë Isufi.
Ai është shprehur se me Vetëvendosjes është vështirë të arrihet një bashkëpunim qeverisës, duke përmendur edhe deklarimin e Kurtit se qeverinë do ta formojë vet.
“Me vetëvendosjen është vështirë të arrihet një qëllim për shkak se vet deklarimi i z.Kurtit ‘se qeverinë do ta bëjë vetë’ tregon se nuk është i gatshëm të bashkëpunoje më parti politike dhe të ketë koalicion për të mirën e Kosovës”, ka thënë Isufaj.
Ai ka mohuar se ka përçarje ndërmjet AAK-së dhe Nismës me të cilën ishin në koalicion parazgjedhor.