Dita e fundit e vitit 2022 nuk ka kaluar pa incidente.
Në Istog, është raportuar një rast ku djali e ka lënduar me thikë nënën e tij.
Siç thekson policia në raportin 24 orësh, i dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit.
Viktima me këtë rast ishte munduar që t’ia hiqte nga duart thikën.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Istog 31.12.2022 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull sh/k nën dyshimin se përderisa ka qenë nën ndikimin e alkoolit, me thikë e ka lënduar viktimën femër kosovare, nënën e tij, e cila ka qenë duke u përpjekur që t’ia largoj thikën nga dora. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./TV Arbëria