Një grua në Istog ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga burri i saj, pas një mosmarrëveshje.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit viktima me dy fëmijët është dërguar te familja e saj.
Ngjarja ka ndodhur të premten.
Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, njofton policia.