Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > ISP Broadcast sjell revolucion në fushën e teknologjisë – Internet 7G dhe shpejtësi mbi 10 mijë megabit për sekondë

ISP Broadcast sjell revolucion në fushën e teknologjisë – Internet 7G dhe shpejtësi mbi 10 mijë megabit për sekondë

ISP Broadcast, në bashkëpunim me Technetix, kompaninë anglo-amerikane lidere në fushën e teknologjisë, sjell për herë të parë në Kosovë teknologjinë më të avancuar të internetit, 7G.

Kjo risi teknologjike përfaqëson një hap gjigant drejt të ardhmes digjitale, duke ofruar internet katër herë më të shpejtë, me shpejtësi që kalon 10 mijë megabit për sekondë. ISP Broadcast, në partneritet me Technetix, ka realizuar këtë revolucion në sektorin e internetit, duke përmirësuar ndjeshëm përvojën digjitale për qytetarët dhe bizneset në vend.

Technetix është një ndër emrat më të njohur globalisht në fushën e zgjidhjeve teknologjike, dhe përmes këtij bashkëpunimi strategjik, ka sjellë teknologjinë më të fundit në tregun e Kosovës.

Kjo teknologji përfaqëson një nivel të ri të stabilitetit dhe performancës së internetit, duke bërë Kosovën për herë të parë me  rrjetin 7G.

Pronari i ISP Broadcast, Qëndrim Kryeziu, ka ndarë detaje për këtë partneritet të rëndësishëm me Technetix, duke theksuar se bashkëpunimi ka filluar që në vitin 2003.

“Anglo-amerikane, kompani angleze, kemi filluar qysh në vitin 2003-2004. Kanë qenë fillimet e para me ta”, tha Kryeziu.

Ai thekson gjithashtu se në vitin 2021, së bashku me Technetix, kishin prezantuar teknologjinë 6G në Kosovë.

“Me sistemin 6G kemi filluar në vitin 2021. Kemi ecur bukur mirë. Ka pasur stabilitet jashtëzakonisht të madh. Por sot është edhe më mirë, sepse zyrtarisht e kemi përfunduar testimin e 7G.
Nga sot, në kompaninë ISP Broadcast, 7G është tashmë aktive”. deklaroi Kryeziu.

Me këtë hap, ISP Broadcast dhe Technetix kanë sjellë të ardhmen e internetit në Kosovë, duke vendosur standarde të reja në cilësinë dhe shpejtësinë e lidhjes digjitale. /TV Arbëria