Kompania ISP Broadcast, me degën e Televizionit Arbëria dhe medien online “Arbëria TV” përkahë plotësisht ligjin për Komisionin e Pavarur të Medieve (KPM) që për synim ka të vendos rregull në videot e publikuara nga mediet online.
Qeveria e Kosovës ka dorëzuar në Kuvend projektligjin i cili synon që video dhe audio-materialet e publikuara në platformat për shpërndarjen e videove dhe mediat online të kontrollohen nga Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM).
Ky ligj ani pse po shihet me skepticizëm të madh nga organizata të ndryshme e medie, konsiderojmë që sado pak do të vendos rregull në mënyrën e të zhvilluarit gazetarisë në vend.
Ky projektligj i dorëzuar më 27 dhjetor të vitit 2023 parasheh që platformat për shpërndarje të video-materialeve dhe mediat online t’i nënshtrohen regjistrimit nga KPM-ja nëse dëshirojnë të publikojnë audio dhe video materiale.
Ky është postimi i plotë i kompanisë gjigante:
Kush mund të jenë pronarë të mediave?
Përtej ligjit, akti nënligjor i KPM-së “Rregullorja e KPM-së për Dhënie të Licencës” rregullon tërësinë e obligimeve që të licencuarit duhet t’i përmbushin me rastin e aplikimit për licencim nga KPM-ja.
Ligji i ri parasheh ndalesa për individët dhe bizneset që i nënshtrohen licencimit.
Drafti i ri parasheh që leja nuk do t’i jepet personit juridik i cili menaxhohet apo ka si aksionar një individ, i cili është i dënuar në një procedurë të zhvilluar në përputhje me standardet ndërkombëtare, për krime kundër njerëzimit, krime lufte, krime që kanë të bëjnë me dhunë, korrupsion, krim i organizuar apo mashtrime, raporton Kallxo.com.
Tutje, ky projektligj parasheh edhe detyrimin për subjektet transmetuese që të vendosë në dispozicion marrësit të shërbimeve informacione që ndërlidhen me strukturën e pronësisë dhe pronarët përfitues.
Në ndarjen e informacioneve të tilla, drafti parasheh respektim të jetës private dhe familjare të pronarëve përfitues.
Një risi tjetër që parasheh ky draft, në raport me ligjin aktual i cili është në fuqi është edhe tek pjesa e raportimit vjetor të subjekteve transmetuese ndaj KPM-së.
Sipas ligjit aktual, të licencuarit kanë detyrim të raportojnë lidhur programin dhe veprimin në përputhje me kushtet e licencës së bashku me një raport financiar të detajuar.
Risia është që ky raport financiar duhet të jetë i audituar nga një auditor i jashtëm i pavarur.
Ky draft ka paraparë edhe një rregullim më specifik dhe të klasifikues sa i përket pjesës së gjobave që shqipton KPM-ja.
Këto do të jenë sanksionet për shkelësit:
Ligji aktual parasheh një kufi prej jo më pak se 1 mijë euro dhe jo më shumë se 100 mijë euro, në rastet e shkeljeve të kushteve të licencës, kodit të sjelljes dhe akteve tjera juridike.
Kurse, drafti klasifikon rastet e veçanta dhe shumën e veçantë për secilën shkelje, e për më shumë parasheh edhe dyfishim të gjobës, e cila mund të shkojë deri në 40 mijë euro.
- 500 – 4.000 euro kur personi fizik operon pa leje nga KPM-ja
- 500 – 20 mijë euro kur personi juridik kryen shkelje të detyrimeve
Gjoba prej 500-20 mijë euro, sipas draftit mund të dyfishohet ndaj subjektit juridik në rastet kur personi kryen në mënyrë të përsëritur këto shkelje:
a) Kur në mënyrë të përsëritur shkakton interferenca të dëmshme ndaj një subjekti tjetër;
b) Transmeton ose ritransmeton përmbajtje që nxisin urrejtje, dhunë dhe trazira;
c) Transmeton ose ritransmeton përmbajtje që cenon rendin dhe sigurinë publike
d) Transmeton, ritransmeton ose shpërndan në mënyre ilegale të përmbajtjeve programore
e) Nuk dorëzon në afat raportin vjetor në KPM, raporton Kallxo.com.