Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ISP – Broadcast ofron internet falas për Qendrat Ditore të Kryeqytetit

ISP – Broadcast ofron internet falas për Qendrat Ditore të Kryeqytetit

Katër Qendra Ditore në Kryeqytetin e Prishtinës do të pajisen me internet dhe kabllovik falas për një periudhë të pacaktuar, falë bashkëpunimit ndërmjet Kryeqytetit dhe kompanisë ISP – Broadcast.

Lajmin e ka bërë të ditur Adelina Sahiti, e cila përmes një postimi ka njoftuar se marrëveshja është arritur në bashkëpunim me Qëndrim Kryeziun dhe stafin e ISP – Broadcast.

“Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që të moshuarit tanë të kenë kushte më të mira dhe ditë më cilësore përmes programeve kabllore që ofron ISP,” ka shkruar Sahiti.

Ajo ka vlerësuar këtë partneritet si shembull pozitiv të bashkëpunimit ndërmjet sektorit publik dhe atij privat, duke falënderuar kompaninë ISP – Broadcast për mbështetjen.