Në emisionin “N’Pult” në TV Arbëria, bashkëveprimtari, Ismet Sylejmani, ka kujtuar veprimtarinë dhe sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës heronjët, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, duke i cilësuar si figura të mëdha të historisë kombëtare.
“Kjo ishte veprimtaria e heronjëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu,” tha Sylejmani, duke theksuar se data e 2 nëntorit 1989 mbetet një ndër më të lavdishmet në historinë e popullit shqiptar.
“2 nëntori i vitit 1989 pa asnjë dyshim është ngjarja nga më të lavdimshmet sepse në atë datë të madhe kanë rënë dy heronj të mëdhënj të popullit dhe të kombit tonë. Dy luftëtarë të pakompromis, dy drejtues mungesa e së cilëve ka lënë hapsirë të madhe dhe na ka krijuar vështirësi, por rënia e tyre ashtu siç thuhet natyrshëm në lëvizje të mëdha ilegale, aktive për luftë e çlirim ka mobilizuar shumë të tjerë”, u shpreh ai.
Sylejmani shtoi se përveç lavdisë, ajo ditë ka qenë edhe ndër më të dhimbshmet për shkak të përballjes së pabarabartë që patën Zhitia dhe Fazliu me forcat serbe.
“2 nëntori është njëkohësisht një nga datat që na ka shkaktuar dhimbje sepse në lufta të pabarabartë me forcat të mëdha policorë, ushtarake serbe, në atë kohë edhe jugosllave, edhe me siguri për fat të keq edhe të krahinës së Kosovës që ishin atëherë, ka përfunduar përgjithmonë zemra e madhe e Afrim Zhitisë dhe e Fahri Fazliut,” tha Sylejmani.
Ai tregoi edhe kujtimet e tij personale me Afrim Zhitinë.
“Unë e kam njohur pak Afrim Zhitinë, Fahri Fazliun nuk e kam njohur fare. Zhitinë e kam takuar vetëm njëherë në konviktin numër 2, në dhomën 324. Unë di më shumë për Afrim Zhitinë, ndhërkaq krahasuar më volumin e njohjes për Afrimin, domethënë di më pak për Fahriun”.
Ai theksoi rëndësinë e figurës së Afrim Zhitisë në organizimin e Lëvizjes Popullore të Kosovës.
“Afrim Zhitia ka qenë drejtuesi kryesor organizativ i Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe i Komunitetit drejtues të saj”.