Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ismet Hashani tregon ekskluzivisht operacionin për shpëtimin e 40 vjeçarit nga vetëvr*sja mbrëmë në Gjilan

Ismet Hashani tregon ekskluzivisht operacionin për shpëtimin e 40 vjeçarit nga vetëvr*sja mbrëmë në Gjilan

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani në një intervistë ekskluzive për TV Arbëria, ka treguar në detaje operacionin e Policisë së Kosovës në qytetin e Gjilanit për të shpëtuar 40 vjeçarin nga vetëvrasja.

Ai ka treguar se më të marrë informatën janë mobilizuar njësitë më të specializuara të Policisë, po ashtu janë ftuar ekipet e zjarrfikësve, psikologu dhe prokurori i shtetit dhe së bashku kanë dalur në vendin e ngjarjes tek Liqeni Livoq i Epërm.

Me këtë rast, është zhvilluar një negocim i gjatë, deri sa personi në fjalë është bindur sipas këshillave të Policisë se jeta është më vlefshme se gjithçka tjetër, si dhe çfarë do lëndimi që do t’ia shkaktonte vetes nuk do të kishte as një efekt. I.Hashani ka thënë se një rast të tillë identik nuk kanë pasur.

Në fund zëdhënësi i Policisë për këtë qytet ka pohuar se shpëtimi i çdo jete të qytetarëve të Kosovës është mision i Policisë së shtetit, si dhe u është drejtuar qytetarëve të vendit me mesazhin se nuk ka asnjë problem të pazgjidhshëm. Është një derë e madhe, dera e Policisë së Kosovës, që kurdo që ata kanë nevojë mund të trokasin për të kërkuar ndihmë.

Intervista e plotë:

/TV Arbëria