Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Ismaili për vrasjet e fundit: Përgjegjësia më e madhe bie mbi qeverinë, për t’u parandaluar akte të tilla

Ismaili për vrasjet e fundit: Përgjegjësia më e madhe bie mbi qeverinë, për t’u parandaluar akte të tilla

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili, në emisionin “N’DETAJE”, ka folur lidhur me vrasjet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë.

Ajo ka thënë se duhet punuar shumë në këtë drejtim, si në aspektin ligjor, ashtu edhe në atë të sigurisë.

“Duhet punuar shumë për të rregulluar disa gjëra, si në aspektin ligjor, ashtu edhe në atë të sigurisë dhe parandalimit, dhe që institucionet të zbresin në terren tek popullata, sidomos ato që kanë përgjegjësi për shërbimet sociale,” ka thënë ajo.

Ajo ka theksuar se përgjegjësia më e madhe bie mbi qeverinë e Kosovës.

“Në fund, gjithmonë është përgjegjësi e kreut të shtetit, është përgjegjësi e qeverisë që t’u japë fuqizim dhe përgjegjësi atyre që shërbejnë qytetarëve më shumë, dhe unë mendoj është pikërisht ky segmenti social i shërbimeve dhe psikologjike.

Penalizimet e mangëta, dënimet e buta, arsyetimet për vrasjet janë edhe më vrasëse se gjithçka tjetër.

Përgjegjësia më e madhe i bie qeverisë, i bie pushtetit, për t’i rregulluar punët dhe për t’i parandaluar akte të tilla,” ka thënë ajo në emisionin “N’DETAJE” në TV Arbëria.