Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ismaili për Hovenier: Puna e tij e palodhur dhe angazhimi stoik mbeten një shembull frymëzues

Ismaili për Hovenier: Puna e tij e palodhur dhe angazhimi stoik mbeten një shembull frymëzues

Për përfundimin e mandatit të ambasadorit Jeff Hovenier, ish – deputetja e Kuvendit të Kosovës Besa Ismaili, ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë për Hovenier, i cili shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm në Kosovë, përcjellë TV Arbëria.

Përmes një postimi në Facebook, Ismaili ka shkruar se puna e tij e palodhur dhe angazhimi stoik duke mos hequr dorë asnjëherë nga dialogu dhe bashkëpunimi mbeten një shembull frymëzues për të gjithë.

Postimi i plotë: 

Falemnderit, Ambasador Hovenier!

Në këtë moment të largimit, shpreh mirënjohjen time të thellë për ambasadorin Jeffrey Hovenier, i cili shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm në Kosovë gjatë një periudhe sfidash dhe rreziqesh të mëdha rajonale.

Puna e tij e palodhur dhe angazhimi stoik duke mos hequr dorë asnjëherë nga dialogu dhe bashkëpunimi mbeten një shembull frymëzues për të gjithë.

Kosova do të të kujtojë gjithmonë si një dashamir dhe mik të vërtetë! 🇽🇰 🤝🇺🇸