Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Ismaili merr pjesë në Ministerialin e gjashtë vendeve të BE-së mbi Zonën e Vetme të Pagesave

Ismaili merr pjesë në Ministerialin e gjashtë vendeve të BE-së mbi Zonën e Vetme të Pagesave

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili mori pjesë në Ministerialin në kuadër të Procesit të Berlinit “BP6 drejt Zonës së Vetme të Pagesave të Bashkimit Evropian (SEPA)”, i cili në Tiranë mblodhi Ministrat dhe Guvernatorët e bankave qendrore të Ballkanit Perëndimor.

Guvernatori Ismaili gjatë këtij takimi të nivelit të lartë, ku ishin prezent përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe akterë të tjerë të institucioneve financiare ndërkombëtare, prezantoi aktivitetet e ndërmarra nga BQK-ja dhe ato në proces që mundësojnë anëtarësimin Republikës së Kosovës në skemën SEPA, duke nënvizuar përfitimet ekonomike dhe financiare.

Sipas Guvernatorit Ismaili, BQK-ja është duke ndërmarrë veprime drejt avancimit dhe përafrimit të legjislacionit dhe infrastrukturës, për të plotësuar kriteret për anëtarësim në SEPA, në pajtim me objektivat e Planin Strategjik 2024-2028.

I pari i BQK-së nënvizoi se zhvillimi i sistemit kombëtar të pagesave të shpejta “instant” dhe me objektivin final lidhjen me sistemin TIPS, do të kanë ndikim të rëndësishëm në ekonominë, veçanërisht për lëvizjen e lirë të kapitalit me partnerin më të madh të Kosovës, Bashkimin Evropian.

Në kuadër të këtij takimi ndërkombëtar, vendet e Ballkanit Perëndimor u zotuan të ndërmarrin hapa konkret drejtë plotësimit të kritereve për anëtarësim në SEPA, i cili do të lehtësonte tregtinë në të gjithë rajonin dhe me BE-në, duke mbështetur lëvizjen e kapitalit, aktivitetin ekonomik dhe një sistem inovativ, të sigurt dhe efikas të pagesave.

Themes by WordPress