Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore >  Ismaili: Katër vitet e qeverisjes së Ramës janë Prishtina PËRTEPOSHTË dhe jo PrishtinaPërtej

 Ismaili: Katër vitet e qeverisjes së Ramës janë Prishtina PËRTEPOSHTË dhe jo PrishtinaPërtej

Ish deputetja e PDK’së Besa Ismaili ka kritikuar kryetarin aktual të Prishtinës Përparim Rama sa i përket qeverisjes së tij në kryeqytet.

Ismaili në reagimin e saj tha se katër vite pas udhëheqjes së Ramës me Prishtinën, ajo nuk u bë më mirë.

Madje sipas saj, “Katër vitet e qeverisjes Përparim Ramës janë Prishtina PËRTEPOSHTË dhe jo Prishtina përtej.

“Tha: ‘Prishtina nuk besonte se mund të bëhet më mirë.’ Por katër vite pas, kryeqyteti atë mosbesim e përjetoi: Prishtina nuk u bë më mirë! Prishtina e përjetoi se mosbesimi i atëhershëm ishte më i drejtë se ambicia dhe premtimet z.Rama. Katër vitet e qeverisjes Përparim Rama janë Prishtina PËRTEPOSHTË dhe jo #PrishtinaPërtej”, tha Ismaili./TV ARBËRIA./